Gjilan

Flakë që nuk shuhet dhe do të rrojë sa vetë historia

Flaka e janarit për ne simbolizon rezistencën, sakrificën, thirrjen për mobilizim e çlirim.
11 janari 1984 është dëshmi e vazhdimësisë për çlirim e bashkim, ku ne sot ndihemi krenar dhe gëzojmë lirinë për të cilën heroikisht ranë Rexhep Mala e Nuhi Berisha, për të fituar pavdekësinë.
Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha janë heronjët tanë falë edukimit ndër breza nga familjet nga rrjedhin, ku janë frymëzuar se si duhet atdheu e kombi shqiptar.
Në nderim të heronjëve, sot së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Komunës Alban Hyseni, vizituam familjen Mala dhe Berisha.
Nderuam dëshmorët, vizituam Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndezëm flakadanët.
Kujtimi dhe nderimi i heronjëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, do të jetë i përjetshëm dhe i paharruar. Lavdi veprës sublime, lavdi dëshmorëve të atdheut!
Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit

You Might Also Like