Futboll

Futbollisti i Dritës pjesë e ekipit më të mirë të Superligës

Futbollisti i Dritës, Xhevdet Shabani është përzgjedhur në ekipin më të mirë të Superligës për vitin 2019.

Sulmuesi i Dritës, që ishte ndër golashënuesit më të spikatur, ka gjetur vend në përbërjen më të mirë, pasi ka marrë besimin e shumicës së kryetrajnerëve të ekipeve të Superligës.

Ata përzgjodhën këtë përbërje, e cila është bërë publike në Gala Mbrëmjen e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës e ku futbollisti më i mirë në Kosovë u përzgjodh Kastriot Rexha i Feroniklit.

Formacioni më i mirë i vitit 2019

Portier: Visar Bekaj

Mbrojtës: Armend Thaqi, Perparim Islami, Visar Berisha, Arber Prekazi.

Mesfushor: Arb Manaj, Albert Dabiqaj, Mendurim Hoti.

Sulmues: Kastriot Rexha, Blendi Baftiu dhe Xhevdet Shabani.

You Might Also Like