Futboll

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë Mirlind Daku motivon nxënësit e shkollës “Mulla Idris Gjilani”

Në vazhdën e shumë aktiviteteve që po zhvillohen në shkollën “Mulla Idris Gjilani”, në kuadër të lëndës, Edukatë qytetare, nga mësimdhënësi Zaim Zymeri, u organizua një aktivitet jashtëzakonisht i mirë e mbresëlënës, për nxënësit, shkruan kryelajmi.com.

Në hapësirën shkollore, ishte një mysafir, shumë i dashur, i thjeshtë e modest, ylli i Kombëtares së Shqipërisë, bashkëvendësi ynë, Mirlind Daku.

Ai, u prit me respekt të veçantë nga shkolla, e me atmosferë të madhe gëzimi nga nxënësit.

Mirlindi, mbajti një fjalim të shkurtër para nxënësve të shkollës, ku tregoi, udhëtimin e tij, drejt majave të suksesit. Ai, përcolli mesazhe shumë inkurajuese e mbështetëse, për nxënësit.

“Edhe ju mundeni”

(Mirlind Daku)

Kurse, nxënësit, iu drejtuan Mirlindit, me shumë pyetje, e me mesazhin kryesor;

“Suksesi yt, motiv për Ne”

Gjithashtu, krejt për fund, nxënësit, në përkrahje të Ëmbëltores “KIMI”, kishin përgatitë një tortë, me foton e Mirlindit, e me mbishkrimin, i cili, përmbante edhe urimin;

“Ne nxënësit, të falënderojmë kampion”./kryelajmi.com/.

You Might Also Like