Futboll

Futbollisti i Vllaznisë Festim Alidema u shpall “Sportist i vitit 2017“

Edhe pse paksa me vonesë kohore, edhe këtë vit komuna e Vitisë përkatësisht Drejtoria për Kulturë , Rini dhe sport, ka shpallur më të dalluarit në fushën artistike e sportive për vitin 2017. Në Viti është mbajtur një ceremoni solemne, ku janë ndarë mirënjohje e falënderime, por edhe çmimet për ata që treguan rezultate të kënaqshme përgjatë vitit që shkoi. Kjop ngjarje që u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Vitisë, tuboi përfaqësues nga bota e artit , kulturës e sportit të kësaj komune.Duke marrë fjalën përshëndetëse në këtë ngjarje të shpalljes së laureatëve të vitit 2017,nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Alia, tha se sportistët e vitias po tregojnë rezultate të mira si brenda Kosovës, po ashtu edhe në gara të nivelit ndërkombëtar. “Sportistët tanë, po marrin pjesë edhe në evente të karakterit ndërkombëtar, çka do të thotë se ne si komunë po shkojmë drejt perspektivës, vlerave dhe cilësisë në fusha të shumta,ka thënë Hasan Aliu,nënkryetar i komunës së Vitisë,duke shtuar se kjo na bënë të ndihemi krenar me këtë përfaqësim, andaj edhe na obligon të jemi të përkushtuar që të mbështesim edhe më tej këtë sferë shumë të rëndësishme të shoqërisë”, ka thënë Aliu. Ai ka uruar sportistët, krijuesit dhe artistes, si dhe përfaqësuesit e Organizatave joqeveritare që kanë kontribuar në zhvillimin e kulturës dhe sportit në komunën e Vitisë. E edhe drejtori për Kulturë, Rini e

Sport në Viti, Milot Lala ndër të tjerash ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në fushën e sportit, kulturës dhe rinisë gjatë tërë vitit që lamë pas. Ai gjithashtu ka bërë të ditur edhe projektet që parashihen për vitin 2018 që kanë për qëllim zhvillimin e sportit dhe të kulturës. Në fund të këtij evenimenti, me mirënjohje të veçanta janë nderuar të gjithë ata që ishin përzgjedhur si më të mirët si kategori të caktuara të artistëve, klubeve sportive, subjekte kulturore etj. E cmimi kryesor “Sportisti i Vitit”, iu dha futbollistit të ri të Vllaznisë së Pozharanit , anëtare e Supërligës së kosovës Festim Alidemës nga Pozharani , e cili ishte tregoi formë shumë të mirë në këtë skuadër duke u bë edhe golashënuesi më i mirë në stinorin vjeshtor. Ndërkohë që po ashtu si ekip më i mirë për vitin 2017 u shpallë KF Vllaznia e Pozharanit, e cila arriti sukses historik që të bëhet edhe skuadër e parë nga komuna e Vitisë në elitën e skuadrave të futbollit të Kosovës./Aziz Zuka

You Might Also Like