Futboll

Është pensionuar Mustafë Hyseni, ish- futbollist i njohur gjilanas

Mustafë Hyseni, ish-futbollist i njohur gjilanas ka mbërritur moshën e pensionimit. Ai ishte një futbollist i njohur, i cili me vite të tëra ka lënë gjurmë në futbollin kosovar. Qysh i ri, i inspiruar edhe nga vëllezërit e tij futbollistë, Mustafë Hyseni kishte nisur karrierën, fillimisht tek gjeneratat e reja për të kaluar më pas edhe në ekipin e parë, shkruan kryelajmi.com.

Mustafë Hyseni ka qenë i njohur sidomos si lojtar i krahut dhe me shpejtësinë e tij ai ka qenë i pakapshëm dhe golashënues i suksesshëm.

Në ditëlindjen e tij, që është e 65-ta, ish-shokët e klubit Rabit Matoshi, Naser Bunjaku, Nehat Osmani, Shefket Sermaxhaj, Beqir Rukovci (Beqiri) dhe Milaim Zuzaku i kanë bërë një dhuratë këtij futbollisti, duke i dhuruar një fanellë të FC Drita, me numrin 7, të cilin e kishte mbajtur Mustafë Hyseni sa kishte qenë futbollistë, kurse në fanellë ka shkruar “Urime pensionimi”.

Të rikujtojmë se Mustafë Hyseni është nga një familje që Gjilanit i ka dhënë futbollistë të shkëlqyer, siç ishin vëllezërit e tij futbollistë të njohur Enver Hyseni e Hysen Hyseni, sikurse edhe gjeneratat e reja që kanë vazhduar traditën e kësaj familje.

I gjithë komuniteti sportiv i uron pensionimin Mustafë Hysenit, duke i dëshiruar jetë të gjatë e të lumtur pranë më të dashurve të tij./kryelajmi.com/.

Mustafë Hyseni, Nehat Osmani, Sabri Dërmaku, Muharrem Sahiti dhe Naser Bunjaku, pesëshja sulmuese që kanë lënë gjurmë.

You Might Also Like