Gjilan

Gagica: Drejtoria e Arsimit mundëson qasje në Arsim për fëmijët nga Shqipëria

Duke u bazuar në rëndësinë e arsimimit të fëmijëve, Drejtoria Komunale e Arsimit do të mundësoj qasje për arsimim, në shkollat tona, për fëmijet nga Shqipëria të strehuar në Komunën e Gjilanit.

Fëmijët nga Shqipëria të strehuar në Gjilan duhet të kenë mundësi për t’u arsimuar, për kohën sa qëndrojnë në Komunën e Gjilanit dhe nuk duhet të humbin asnjë ditë të mësimit.

Në kuadër të identifikimit të fëmijeve të strehuar, pikë kontakti për qytetarët do të jetë Drejtoria e Arsimit dhe shkolla më e afërt ku janë të strehuar familjet, ka shkruar Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan.

You Might Also Like