Futboll

Gjilani i vazhdon përgatitjet në qytetin shqiptar të Maqedonisë

Skuadra e Gjilanit është vendosur në qytetin e Strugës për të zhvilluar fazën e dytë përgatitore para fillimit të edicionit të ri futbollistik.
Me ekipin kanë udhëtuar të gjithë futbollistët, të cilët për dhjetë ditë do të impenjohen edhe me katër ndeshje miqësore të cilat janë aranzhuar për këtë fazë.
Për terminet dhe kundërshtarët e rezervuar do të informohemi më vonë nga zyrtarët e SC Gjilani.
 
 

You Might Also Like