Futboll

Gjilani – Liepaja, nis akreditimi

Sport Club Gjilani njofton mediat se është hapur procesi i akreditimit për gazetarë dhe fotoreporterë për ndeshjen e rundit të parë kualifikues të UEFA Conference League ndërmjet SC Gjilani dhe FK Liepaja nga Letonia.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten, më 7 Korrik, në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kërkesat për akreditim pranohen deri më datë 5 Korrik në ora 00.00.

Aplikimi bëhet përmes e-mailit zyrtar të klubit, duke dhënë të dhënat e aplikuesit dhe mediumit për të cilin është duke aplikuar.

Ju njoftojmë që klubi mbanë të drejtën dhe përgjegjësinë e refuzimit eventual të kërkesave.

𝗔𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮: [email protected]

Zyra për shtyp
3 Korrik, 2022

You Might Also Like