Libri

Gjilani organizon orë letrare në nderim dhe kujtim të veprës heroike të Idriz Seferit

Gjilan, 28 Nnëntor 2017 – Komuna e Gjilanit, në kuadër të festës së Flamurit Kombëtar, ka organizuar orë letrare që i është kushtuar Idriz Seferit, veprës dhe vendosmërisë së tij heroike për lirinë e trojeve shqiptare.
Kryetari Lutfi Haziri, nën përkujdesjen e të cilit është organizuar gjithçka sa i përket festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 27 Nëntorit – Ditës së Idriz Seferit, por edhe nderimit në përgjithësi për heronjtë, dëshmorët, martirët dhe të rënët për liri, ka thënë se Gjilani është krenar që kishte personalitete dhe figura kombëtare që i bëjnë nder gjithë Kosovës dhe shqiptarëve anë e kënd botës ku jetojnë ata.
Ai në Ditën e Flamurit Kombëtar, ka uruar të gjithë shqiptarët e në veçanti familjet e dëshmorëve dhe gjithë familjeve shqiptare që kanë dhënë më të dashurit e tyre në luftën për liri.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se të gjitha aktivitetet kulturore që janë organizuar në vitin 2017, i janë kushtuar kolosit të kombit Idriz Seferi, që nga aktiviteti mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” e deri në vendosjen e shtatores së heroit në qendër të Gjilanit.
“Idriz Seferit ia kishim borxh dhe për këtë në shenjë respekti për të organizohet edhe kjo orë letrare. Heroi i Karadakut na ka bërë nder të gjithë shqiptarëve, anë e kënd botës ku jetojnë, me veprën e tij e cila mbetet e fuqishme deri në përjetësi. Ai, mbi të gjitha, na solli lirinë dhe kryengritja e tij është ftesë e madhe për të gjithë ne se si luftohet për liri, se si rezistohet dhe se si duhet të vazhdojmë punën dhe angazhimin për ndërtim dhe zhvillim të shtetit. 27 Nëntori tashmë do të jetë dita e Idriz Seferit, të cilën do ta kujtojnë gjeneratat që do të vijnë gjatë gjithë kohës”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai, poashtu, ka potencuar faktin që duhet të punohet edhe më shumë nga profesionistët e fushës që të zbardhin të kaluarën e lavdishme historike të Gjilanit me rrethinë,
Poetë dhe figura të shquara letrare kanë marrë pjesë në këtë takim përmes disa referimeve që kishin temë të veçantë Idriz Seferin.
Ndërksa, në mesin e të pranishmëve ishte edhe kampioni i shumfishtë botëror në boks, Erzen Rrustemi.

You Might Also Like