Futboll

Gjilani shënon ngritje në tabelë

Klubi i Futbollit Gjilani ka mundur Drenicën me rezultat të ngushtë 1:0 në ndeshjen që është zhvilluar këtë të diele. Një gol i Vilfor Hysës në minutën 84 i ka mjaftuar Gjilanit që të shënojë fitore, e cila ka ardhur në momentin e duhur, pas pikës së fituar në Mitrovicë.

Me këtë fitore, Gjilani ka shënuar ngritje edhe në tabelë dhe tashti është bërë pjesë e katërshes së parë. Para Gjilanit janë ekipet pretendente për titull, Prishtina, Feronikli dhe Llapi, kurse pas Gjilanit renditet rivali i qytetit, Drita.

Pas fitores së sotme Gjilani tashti ka 24 pikë, me shtatë fitore, 3 barazime dhe 5 humbje. Gjilani tashti ka një goldallim me numër të njëjtë golash të shënuar e të pësuar 15:15.

Në ndeshjen e radhës Gjilani do të jetë mysafir i Ballkanit në Suharekë.

Ja tabela:

You Might Also Like