OPINION

Zhvillimi i fëmijës dhe roli i prindërve

Me zhvillim kuptojmë ndryshimet në karakteristikat fizike, kognitive, sociale, emocionale. Në këto sfera të zhvillimeve rolë të rëndësishëm luajnë prindërit në raport me fëmijën, në qasjen me fëmijët, bashkëpunimin, kujdesin, interesimin, nxitjen e fëmijës për të qenë aktiv, kreativ, komunikues, tolerant, bashkëbisedues etj.
Sjellja dhe reagimi i prindërve ndikon në pjesën e zhvillimit emocional, social, moral, kognitiv te fëmijët, duke e kuptuar këtë si shembull dashuria, toleranca, bashkëpunimi, mirëkuptim, komunikimi me fëmijët kanë një efekt shumë të mirë për sjelljen e fëmijëve si dhe kritika, agresiviteti, reagimi emocional, komunikimi jo i përshtatshëm kanë efekte negative në sjelljet e fëmijës.
Si mjedis i parë social dhe edukativ është familje e cila paraqet segmentin e rëndësishëm në procesin e njohjes dhe zbulimit të botës së jashtme.
Prindërit si edukator do të kenë mundësi të njihen me mënyrat e sjelljeve të fëmijës pse pikërisht fëmija sillet në këtë mënyrë, sa shpesh reagon në çfarë situate reagon, cili është qëllimi i tij, sa është i përshtatshëm në raport me të tjerët, çfarë lloj metodash do të aplikojë në krahas zhvillimit të ndryshimeve psiko – fizike.
Për të qenë të lumtur, fëmijët duhet të arrijnë një përshtatje të mirë personale sikurse edhe sociale. Në një kulturë ku jeta shoqërore po bëhet gjithnjë e më komplekse, personaliteti është i rëndësishëm. Është e rëndësishme sepse kjo varet shumë më tepër nga ajo që fëmijët mësojnë prej tyre.
Si karakteristika pozitive që mund të ndikojnë në të ardhmen e fëmijës janë: aftësia për të krijuar marrëdhënie me njerëzit, aftësia për të mësuar, për t’u përshtatur, aftësia për t’u përqendruar, aftësia për të qenë krijues, i vendosur, tolerant, ambicioz, të gjitha këto do ta ndihmojnë fëmijën për një të ardhme me vlera.

You Might Also Like