Gjilan

Gratë kanë rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e shoqërisë sonë

Të nderuara vajza dhe gra, nëna dhe motra,
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas t’ju themi se ju jeni simboli i dashurisë, ikona e saj dhe sakrifica për më të mirën.
Në këtë ditë të shënuar për të gjithë ne, rikujtojmë rolin e pazëvendësueshëm të gruas në ndërtimin dhe zhvillimin shoqërisë sonë, të institucioneve tona, të shtetit tonë.
Në 8 vitet tona qeverisëse gruaja gjilanase gëzonte pozita të larta vendimmarrëse sepse pa fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje nuk mund të kemi shoqëri demokratike. Andaj, inkurajojmë të gjitha femrat që të mos ndalojnë në rrugën e tyre për të zënë vendin e tyre të merituar në shoqëri.
Urime 8 Marsin- Ditën Ndërkombëtare të Gruas!

You Might Also Like