Gjilan

Haziri: Lajmi për ndarjen nga jeta të Arzie Nuhiut, i rëndë dhe i befasishëm

 

Gjilan, 21 korrik 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllime për familjen Nuhiu nga Gjilani, me rastin e vdekjes së Arzie Nuhiut, e cila ishte aktiviste, gazetare, këshilltare komunale dhe anëtare e Kuvendit në trupat profesionale, mandate më parë.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

“E nderuara familje Nuhiu,

Me dhembje të thellë kam pranuar njoftimin për ndarjen nga jeta të Arzie Nuhiut, e cila ka qenë gazetare në Radio Gjilan, e më vonë edhe këshilltare komunale dhe anëtare e trupave profesionale që ka Kuvendi i Komunës, në disa mandate.

Në emër të qytetarëve të Komunës së Gjilanit, ju shpreh ngushëllimet më të sinçerta, që shpirti i saj i bardh pushon së jetuari nga sot, duke u lutur që ta mëshiroj i madhi Zot, ndërsa juve familjes, vëllezërve dhe motrave të saj, t’u jap durim dhe forcë në përballimin e kësaj ndarjeje të rëndë, jo vetëm për ju, por për të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë.

Gjithmonë në kujtimin e të gjithë neve, do të mbetet buzëqeshja, energjia, vendosmëria, përkushtimi, dëshmia se me punë mund të arrihen suksese, të cilat i ka lënë prapa Arzia.

Ndarja nga të dashurit është e dhimbshme, por ndarja fizike me individ të rinjë në moshë, është shumë e rëndë dhe nganjëherë sikur sot, edhe vështirë e pranueshme.

Ngushëllime familjes Nuhiu dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Arzien”, ka përfunduar letra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

You Might Also Like