Gjilan

Haziri ngushëllon familjet Alidema e Berisha, me rastin e ndarjes të Alije Berisha – Alidema

Haziri ngushëllon familjet Alidema e Berisha, me rastin e ndarjes të Alije Berisha – Alidema

Gjilan, 3 tetor 2021 – Me rastin e ndarjes së papritur nga jeta të Alije Berisha – Alidema, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjeve Berisha e Alidema.

“E dashura familje Alidema,

I dashur miku im, Mumin me djemtë, Gazin, Visarin e Dardanin,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të bashkëshortes, nënës e gjyshes, Alije Alidema.

Ajo ka qenë sinonim i urtësisë e familjares së mirë, derisa do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e saj ndaj familjes dhe për të mirën e përgjithshme.

Familjeve Alidema e Berisha, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.

You Might Also Like