Gjilan

Haziri zbulon pllakën përkujtimore në ish-burgun e Gjilanit

Gjilan, 28 Nëntor  2017 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili përcillej nga delegacioni i tij i zyrtarëve nga niveli komunal, me pjesëmarrës edhe të figurave publike nga niveli qendror dhe drejtues të organeve të rendit dhe sigurisë, kanë vizituar në kuadër të vizitave ceremoniale edhe burgun famëkeq të Gjilanit ku kanw zbuluar pllakwn pwrkujtimore nw kwtw objekt famwkeq.

“Në shenjë respekti, rezistence dhe sakrifice që shumë të burgosur politik kanë kaluar pjesën më të vështirë të jetës në këtë burg famëkeq që nga viti 1957, ne po bwjmw vizitw nw kuadwr tw festws sw madhe tw Flamurit Kombwtar. Ideali i të burgosurve politik asnjëherë nuk është ndalur përkundër vuajtjeve dhe torturave që një pjesë e tyre edhe kanë ndërruar jetë si pasoj e asaj dhunë të ushtruar mbi ta gjatë procesit të hetimeve dhe vuajtjes së dënimit. Ideali i të burgosurve politik asnjëherë nuk është minimizuar, por gjithmonë ka qenë një frymëzim edhe më i fuqishëm për gjenerata të tëra, për të luftuar deri në çlirimin përfundimtarë të vendit”, ka thënë kryetari Haziri, i cili një periudhë të gjatë kohore ka kaluar edhe vet në këtë burg, si i burgosur politik.

Ai më tej ka potencuar se Komuna e Gjilanit është është në fazën kur do ta bëjë rrënimin e këtij objekti, përveç pjesës që në marrëveshje me Shoqatën e të Burgosurve Politik, do të ruhet me qëllim që gjeneratat e ardhshme ta shohin një pjesë të rrugës së vështirë nëpër të cilën kanë kaluar një numër i konsiderueshëm i veprimtarëve anë e kënd Kosovës.

“Ky objekt do të shërben si muze për ta kujtuar vetëm një opjesë të vogël të vuajtjeve dhe torturave që kanë kaluar të burgosurit”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

E nga ana e tij Ahmet Isufi, ish i burgosur politik, këtë vend të trishtueshëm për shumë të burgosur nga e gjithë Kosova siç e ka quajtur ai vend të vuajtjeve, torturave e çka jo tjetër.

“Shumë njerës kanë ndërruar jetë brenda në qeli duke mos u përballuar vuajtjeve të rënda që janë shkaktuar nga dhuna e tepruar e Policisë së regjimit serb”, tha ndër të tjerash Isufi.

You Might Also Like