KRONIKË E ZEZË

Humbi kontrollin me makinë, vdes 67-vjeçari

Vetaksident i rëndë në Kamenicë: Ky është personi që vdiq pasi humbi kontrollin mbi makinë
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Shishpanicë të Kamenicës ku për pasojë ka vdekur një person. Sipas informative fillestare të Policisë së Kosovës, dyshohet se vozitësi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur.
Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i ndjeri është Ramiz Dermaku, 67-vjeçar.
67 vjeçari nuk ka arritur që të ju mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi I Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Ai shtoi se nga hetimet preliminare dyshohet e viktima ka vuajtur nga probleme shëndetësore./Sinjali/.

You Might Also Like