Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit, ka rrënuar një objekt të rrezikshmërisë së lartë, në lagjen Livadhet e Arapit apo sheshi jugu 2 në Gjilan.
“Ky objekt paraqiste rrezik të lartë për banorë dhe pas ankesave të qytetarëve dhe konstatimit se paraqiste rrezik, është rrënuar”, tha Isa Agushi, drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit.
Sipas tij, ky objekt-gërmadhë në fund të sheshit jugu 2 në lagjen Livadhet e Arapit paraqiste rrezik jo vetëm për banorët e asaj ane, por edhe për qytetarët e shumtë sidomos fëmijët që ecin në shëtitore.
“Pas konstatimit të rrezikshmërisë nga organet kompetente, inspektorët u kujdesen që të bëhet rrënimi i kontrolluar dhe të pastrohet hapësira”, tha drejtori Isa Agushi.



