Gjilan

Pensionohet Toger Gani Huruglica

Gjilan, 15 nëntor 2023
Me datën 15.11.2023 Toger Gani Huruglica, Komandanti i Stacionit Policor në Novobërdë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, është pensionuar pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në punën policore. Toger Huruglica i ka takuar gjeneratës së pestë të Policisë së Kosovës.
Me këtë rast Kolonel Agron Rukuqi, Drejtor i Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan ka ndarë një mirënjohje për Toger Huruglicën në shenjë respekti për përkushtimin e tij në punë, sjelljet e tij profesionale dhe tejet njerëzore që e kanë përcjell për dekada të tëra Toger Huruglicën. Të njëjtit i urojmë shëndet të plotë pas pensionimit.

You Might Also Like