Vera në futboll është kohë e pushimeve, përgatitjeve dhe e transferimeve, kurse më pas vijnë miqësoret dhe nis kampionati.
Kur jemi te transferet e lojtarëve shpesh ka spekulime se njëri apo tjetri lojtarë kaloi në një klub apo klub tjetër, shpesh kjo ndodh në fillim të negociatave, apo pa filluar ato fare, ndërkohë që gjërat më pas mund të ndryshojnë.
Mjafton të shohësh një lojtar duke pirë kafe me dikë dhe kalimi I tij në një ekip bëhet punë e kryer, kurse te lexuesit po paraqiten huti se çfarë është duke ndodhur në të vërtetë.
SC Gjilani është njëri ndër ekipet që me një foto thumbuese në faqen zyrtare të vetën sikur ka dashur të bëjë me dije se jo gjithçka që shkruhet është e vërtetë, por “përforcimet” te ky ekip vazhdojnë të vijnë, duke u përmendur emra konkretë, ndonëse klubi ka bërë me dije se deri më tashti të sigurta janë vetëm tri përforcime e largime ka më tepër, gjë për të cilin në faqen e tyre u kanë shprehur falënderime atyre që janë larguar.
Në klubin kuq e bardh kanë bërë me dije se është e vërtetë se janë në negociata e bisedime me disa lojtarë, por zyrtare ende nuk ka asgjë, derisa deri më tashti është e sigurt se lojtarë të rinj të SC Gjilanit janë portieri kroat Marjan Coric, që erdhi nga Llapi dhe Arbër Potoku dhe Bleart Tolaj, ish-lojtarë të Ballkanit. Janë edhe disa lojtarë që luajtën në kampionatin e kaluar dhe atyre u është vazhduar kontrata, derisa në ditët në vijim priten përforcime të reja. /kryelajmi.com/





