Gjilan

Ismajli: Do të jem gjithmonë pranë njerëzve të sinqertë të këtij vendi

Me shumë përgjegjësi dhe me zemër të plotë, kam pranuar detyrën si anëtar i Kryesisë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Ky është një angazhim që e marr me nder, por edhe me ndjenjë të thellë detyre ndaj çdo qytetari që beson në këtë rrugë.
Falënderoj sinqerisht kryetarin e LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, për besimin. Ky besim është përgjegjësi e madhe për punë të përditshme, përkushtim dhe rezultate për vendin tonë.
Sot më shumë se kurrë na duhet unitet i përbashkët. Na duhet të jemi bashkë, të fortë dhe të vendosur, për ta rikthyer besimin e njerëzve dhe për ta vendosur LDK-në aty ku e meriton.
Unë do të jem gjithmonë pranë njerëzve të sinqertë të këtij vendi, me punë të ndershme dhe me përkushtim të plotë për Republikën që e meritojmë.
Faleminderit shumë për besimin!

You Might Also Like