Futboll

Ja kur kishte fituar për herë të fundit SC Gjilani

Këtë të mërkurë, me fillim në ora 13 në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan do të përballen SC Gjilani dhe Liria nga Prizreni, ekipe këto që  ende nuk kanë shënuar fitore në vitin 2024 në Superligën e Kosovës në Futboll.

Është pikërisht skuadra e Lirisë, të cilën së fundi e kishte mposhtur SC Gjilani, kur ekipi bardh e kuq kishte ngadhënjyer me rezultat 4:0 në Prizren.

Gjilani edhe në ndeshjen e parë e kishte mundur Lirinë në Gjilan me rezultat 1:0, andaj me të drejtë pret që edhe këtë të mërkurë të shënojë fitore.

Edhe Liria ka kohë që nuk ka shënuar fitore, ndërkohë që barazimi asnjërës nga skuadrat nuk do t’i bënte punë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like