Futboll

Drita në krizë rezultatesh

Drita nuk di për fitore në fushë të vet. Kësaj radhe ka pësuar nga i fundit në tabelë Hajvalia. Mysafirët që më shumë u mbrojtën nga një kundërsulm nxorën penalti dhe prej aty shënuan fitore.

Vendasit më kotë janë munduar që me topa të gjatë të gjejnë rrjetën. Deri te rasti i parë atyre u janë dashur gjysmë ore kur pas harkimit nga e majta Kukaj gjuajti me kokë mbi portë. Një minutë pa përfunduar pjesa e parë pas gjuajtjes nga këndi E. Gashi për pak gjuajti mbi portë.

Në pjesën e dytë, në minutën 60 nga një gjuajtje ballore, Babaj për pak gjuajti jashtë. Ndeshja u vendos në minutën 85, kur pas një sulmi të dështuar, Hajvalia u nis në kundërsulm, kurse Haliti e rrëzoi në brendi Sejdiun, andaj referi dha penalti për mysafirët. Babaj nga pika e bardhë e ka dërguar Latifin në anën ne majtë e topin në të djathtën. Vendasit patën mundësi të baraazojnë në minutën e fundit, por gjuajtja e Maliqit u përplas në tërthorëse e më pas topi ra në vijën e portës.

Drita – Hajvalia 0:1 (0:0)

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 1000. Arbitra: Nuza, Ejupi, Mehmeti, Jahmurataj. Shënues: Babaj 85’ nga pika e bardhë. Kartoni i verdhë: Kukaj – Bytyqi.

Drita: Latifi, Kukaj, Haliti, Murati (Mavriqi), Bllazhevski, Byqmeti, Osmani (Maliqi), Ajdari, Hashani, Kryeziu (Gllavevski), Zeneli. Trajner: Sedat Pajaziti.

Hajvalia: Halimi, Bytyqi, Fejzullahu, Krasniqi, E. Gashi, G. Gashi, Kelmendi (Kqiku), Sejdiu, Babaj, Prekopuca, Daku (Havolli), Trajner: Sunaj Keqi.

You Might Also Like