Gjilan

Gjilani shpërndan 156 pako ushqimore për familjet ne nevojë, donacion nga Qatar Charity

Gjilan, 13 mars 2024 – Komuna e Gjilanit ka shpërndarë të mërkurën 156 pako ushqimore për familjet në nevojë, në kuadër të projektit “Pako Ushqimore – 2024”.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Doruntina Hasani, ka bërë të ditur se këto pako janë donacion nga organizata Qatar Charity, ndaj të cilëve ka shprehur falënderim për mbështetjen e madhe.

“Përfituesit kanë qenë personat me kushte të rënda ekonomike, persona me aftësi të kufizuara, nënat vetushqyese, komunitetet e të tjera”, ka thënë Hasani.

You Might Also Like