Sportet me dorë

Drita fiton trilerin e parë të play-offit në pesë sete

Drita e ka shënuar fitoren e parë në serinë e finaleve të play-off, pasi mposhti Skenderajn 3:2.
Në një ndeshje dramatike, të dyja skuadrat kanë dhuruar spektakël në “Bashkim Selishta-Petriti” të Gjilanit, me ndryshime të mëdha në rezultat, në favor të njërës dhe skuadrës tjetër.
Drita e fitoi aktin e parë të kësaj serie me rezultat 3:2 në sete, por që Skenderaj ka treguar se është skuadër, e cila edhe sivjet do ta kërkojë titullin dhe ka cilësi për të arritur te ky sukses.
Drita avanson në serine e finaleve 1-0, aty ku kampioni vendoset pas 3 fitoreve.

You Might Also Like