Futboll

Josa: Jam i kënaqur me një pikë

Trajneri shqiptar, Mirel Josa,k është ndarë i kënaqur me një pikë në ballafaqimin me Dritën e Gjilanit.

“E dinim se kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë të mirë dhe me lojtarë tejet cilësor, të cilët ishin shumë luftarak në çdo top dhe falë një loje të tillë ata ishin më mbizotërues në pjesën e parë e patën edhe disa raste shënimi. Ne në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe u liruam nga presioni, por nuk dilnim që të organizonim ndonjë sulm para portës, andaj jam i kënaqur me një pikë”, ka thënë Mirel Josa, kryetrajner i Prishtinës.

You Might Also Like