Gjilan

Ka ndërruar jetë afaristi i njohur gjilanas Bekim Guda

Ka ndërruar jetë në moshën 51- vjeçare afaristi gjilanas Bekim Guda. Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të të ndjerit, të cilët kanë bërë të ditur për ditën e varrimit dhe pritjes për ngushëllime.

Në njoftim është shkruar:

Miq, shokë dhe bashkëvendës, ju njoftojmë se sot më datë 05.12.2020 ka ndërruar jetë vëllai ynë Bekim (Haqif) Guda.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më 06.12.2020 me Drekë (12:00), në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Sa i përket pritjeve për ngushëllime do të organizojmë pritje 3 ditë , afër shtëpisë të të ndjerit.

Me respekt, familja GUDA.

 

You Might Also Like