Sportet me dorë

United Basketboll nga Gjilani apo Vushtrria, ndeshja e tretë përcakton se kush do të futet në elitë

KB Vushtrria ka barazuar serinë ndaj United Basketball nga Gjilani, duke fituar ndeshjen e dytë me rezultat 70 me 62, në ndeshjen që ka qenë vendase.

Ndeshja që ka përfunduar nëpër çerekë me rezultat  (20:17, 13:19, 12:11, 15:13, 10:2), është zhvilluar në kuadër të Ligës së Parë në basketboll te femrat.

Takimi ka qenë interesant dhe vetëm pas vazhdimeve kanë fituar vashat vushtrriase. Ndeshjen e parë e kishte fituar skuadra nga Gjilani, 85:64.

Ndeshja e tretë do të përcaktojë se kush do të fitojë Ligën e Parë dhe edicionin e ardhshëm do të garojë në elitën e basketbollit femëror.

Të rikujtojmë se pas garave të rregullta, AA Kerasan Prishtina kishte dalë e parë, United Basketboll e dyta, Junior 06 e treta dhe Vushtrria e katërta.

Në ndeshjet gjysmëfinale Vushtrria kishte eliminuar AA Kerasan Prishtinën, kurse United Basketboll e kishin eliminuar Junior 06.

Vashat që drejtohen nga Qëndrim Demi, në ndeshjen e tretë finale kanë mundësinë e artë që me fitore eventuale të inkuadrohen në rang më të lartë garash, që do të ishte edhe një sukses i madh i basketbollit gjilanas, ngase javë më parë në konkurrencën e meshkujve anëtare e Superligës së Kosovës në basketboll është bërë edhe ekipi RC Cola Drita.

You Might Also Like