Futboll

Ka ndërruar jetë ish-portieri Ismet Bajrami

Ismet Bajrami, ish-portier i Dritës ka ndërruar jetë këtë të premte kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit.

Që nga vitet 70-ta ai ishte dalluar si portier, duke kaluar të gjitha gjeneratat e reja e më pas edhe në ekipin e parë, kurse edhe në ligën e futbollit të vogël kishte qëndruar në portë, për të vazhduar më pas edhe si trajner në KF Drita në kohën e futbollit të paraluftës.

Ai për disa vite ka qenë edhe trajner i portierëve dhe ndihmës trajner në KF Drita, sic shihet në këtë foto të vitit 1999/2000. (i pari majtas ulur)./kryelajmi.com/.

You Might Also Like