Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë Reshat Behluli, ish-sekretari i Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini”.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit.
Reshat Behluli ishte i lindur në vitin 1958 në fshatin Renatos të Komunës së Preshevës. Disa klasa të fillores i kishte përfunduar në shkollën e fshatit Maxhere e më pas edhe në Renatoc si dhe në Preshevë, ku mbaroi edhe shkollimin e mesëm. Ai ka mbarur studimet në Fakultetin Juridik të Prishtinës dhe pas luftës, që nga viti 2004 ka punuar në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, ku edhe ishte pensionuar.
Ai është shquar si një punëtor i madh dhe i gatshëm që të jetë në shërbim të të gjithëve dhe edhe gjatë ndërtimit të ri atij Natyror “Xhavit Ahmeti”, ai kishte përcjellë punimet deri në përfundim.
Familjarët me kohë do të njoftojnë për varrimin e të ndjerit./kryelajmi.com/.