Futboll

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Gjilanit në Europa Conference League

Gjilani edhe sivjet do të paraqitet në Evropë, gjëgjësisht në Europa Conference League, kurse ekipi kuq e bardh që ka rinisur stërvitjet për garat e Evropës shumë shpejt do të mësojë kundërshtarin e mundshëm, që mund të jetë nga Irlanda e Veriut, Irlanda, Uellsi, Luksemburgu apo nga Andorra.

Kështu kundërshtarë të mundshëm të Gjilanit mund të jenë këto ekipe: Linfield (Irlandë e Veriut), Dundalk (Irlandë), CQN (Uells), Process (Luksemburg) dhe Inter d’Escaldes (Andorra).

Deri më tash te Gjilani nuk është raportuar për ndonjë afrim të ndonjë lojtari apo edhe për ndonjë largim, përveç se është mësuar se kryetrajneri Zejirija Ramadani është larguar dhe ai karrierën do të vazhdojë në Arabinë Saudite, në Ligën e Parë të atij vendi./kryelajmi.com/

You Might Also Like