Futboll

Këtë të diele Gjilani udhëton në Ferizaj

Këtë të diele Gjilan merr rrugën për Ferizaj, aty ku zhvillon ndeshjën e radhës.

Atëher kur klubi ka nevojën më të madhe të mundshme për Skifterat, ne do të jemi aty, që me nderin dhe krenarinë më të madhë për fanelën ‘ Kuq e bardh’ dhe dashurinë e madhe ndaj klubit, që e dashurojmë më shumë se vetën, do të japim përkrahjen më të madhe prej zemrës tonë.

Gjendja në të cilën gjendet klubi jonë, dhe rezultatet e fundit, nuk e ftohin dashurinë që e kemi për këtë klub, përkundrazi kjo na bënë që të luftojmë edhe më tepër për atë që na takon.

Gjilani dhe Skifterat, kurrë nuk janë dorëzuar, kemi kaluar nëpër shumë sfida, jemi thyer, jemi zhgenjyer, kemi humbur durimin, por luftën asnjëher !

Prandaj Skifterat do të jenë aty, për të mbrojtur nderin e klubit dhe të qytetit !

Për detajet e udhëtimit do të njoftoheni në postimet e radhës !

You Might Also Like