Futboll

Ish-lojtari i Gjilanit Edi Basha nënshkruan me Prishtinën e Re

Ish-lojtari i Gjilanit, kroati sulmues i krahut Edi Basha ka nënshkruar kontratë me Prishtinën e Re, ekip që sivjet ra nga Superliga e Kosovës.

Sulmuesi 33 vjeçar për tri vite me radhë kishte luajtur te SC Gjilani dhe ka qenë në bisedime të vazhdueshme për të vazhduar kontratën, por një gjë e tillë nuk ishte arritur, andaj ky lojtar ka gjetur mjedis të ri.

Pos te Gjilani, Edi Basha ka luajtur edhe për Kukësin në Shqipëri, Koper në Slloveni dhe ekipet Shiroki Brijeg dhe Cibalia në Kroaci. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like