Sportet me dorë

KH Zhegra ka nevojë për përkrahje financiare

Klubi i Hendbollit Zhegra tash e sa vite garon në Superligën e Kosovës në Hendboll dhe gjithnjë ka dhënë paraqitje të mira, por me pak përkrahje më të madhe financiare sukseset e këtij ekipi do të ishin edhe më të mëdha.

Ky klub e ka bërë të njohur Zhegrën kudo dhe po i jep një imazh të mirë komunës së Gjilanit e lokalitetit të Zhegrës, por Zhegra nuk ka një palestër të veten, andaj është e detyruar që ushtrimet dhe ndeshjet si vendas t’i  zhvilloj në Gjilan.

Kryesia e klubit po bënë të pamundurën që të krijojë kushte sa më të mira, kurse edhe Shoqata Zhegra në Gjenevë të Zvicrës disa herë e ka ndihmuar klubin dhe sërish tashti ka ndërmarrë një nismë që t’I tubojë zhegranët që sipas mundësisë t’a ndihmojnë klubin me qëllim që të krijohen kushte më të mira.

Kryesia e KH Zhegra edhe njëherë ka ftuar të gjithë ata që kanë mundësi që të ndihmojnë klubin, kurse lojtarët premtojnë se këtë të mirë do t’ua kthejnë me lojëra e rezultate edhe më të mira, kurse me një përkrahje më të madhe financiare nuk do të jetë e largët dita kur Zhegrën do t’a shohim në arenën ndërkombëtare.

You Might Also Like