OPINION

Koronavirusi – sa jemi duke bërë që kjo situatë serioze të mos na dalë nga duart

Nga Sylejman Ismajli –

Pandemia e koronavirusit ka alarmuar gjithë globin botëror, e në veçanti së fundi edhe Europën. Kjo situatë e pandemisë ka alarmuar edhe shtetin e Kosovës por sa jemi duke bërë që kjo situatë serioze të mos na dalë nga duart në Kosovë?

Kjo pandemi e padukshme dhe shumë e rrezikshme gjerë sa ishte prezentë në shtetin e Kinës, ne kosovarët bënim “sehirë”, ndërsa strukturat shtetërore apelonin se nuk ka vend për panik dhe thonin se ne i kemi marrë të gjitha masat e duhura për popullin e Kosovës.

Me paraqitjen e rasteve të para të Koronavirusit tek popullata e Kosovës, Qeveria mbylli rrugët tokësore e ajrore si dhe ato hekurudhore, ndërsa para mbylljes së këtyre rrugëve në Kosovë kishin hyrë e dalë me mijëra njerëz pa ju bërë testi i domosdoshëm i virusit.

Me gjitha kapacitetet mjekësore që i ka Kosova e ato janë shumë minimal duke krahasuar me mjekësinë evropiane, mjekët kosovarë po japin gjithçka nga vetja duke sakrifikuar edhe shëndetin e tyre personal pasiqë nuk kanë mjete as minimale për tu përballur me Koronavirusin.

Edhe pse këto ditë qeveria tha se do ti ndaj 10 milion Euro për parandalimin e koronavirusit, kjo shumë është qesharake duke ditur shpenzimet dhe trajtimin e këtij virusi.

Vendet e prekura nga koronavirusi në Kosovë janë deklaruar se nuk kanë mjete elementare preventive maska, dorëza e mjete dizenfektuese ndërsa mjekët nuk kanë as rroba mbrojtëse.

Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme dhe ta kuptojë se shumë shtete të avancuara shëndetësore kanë rënë në gjunjë nga armiku i padukshëm koronavirusi.

Sot qytetarët e Kosovës 90% nuk kanë maska mbrojtëse e dorëza, ato nuk mundesh të gjinden në asnjë barnatore por edhe qytetarët nuk po i respektojnë rregullat të cilat i kanë parashtruar ekspertët e Virologjisë dhe kjo është për çdo kritik.

Se sa është situata serioze me pandeminë Koronavirus, në një moment kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, popullin e saj e ka vë në pozitë të parë para shtetit duke deklaruar.
“Nuk më intereson më buxheti i shtetit, por shëndeti i njerëzve të shtetit tim dhe atij global”

Qytetarë të nderuar sot çdo qeveri shtetërore po lufton për popullin e saj, është koha të dëshmojmë sa bëjmë për njëri tjetrin, pa panik e solidaritet reduktoni sa më shumë kontaktet me njëri tjetrin, është koha të reflektojmë sa nuk është dal situata nga dora, së bashku ne mundemi t’ja dalim, por me një disiplinë të madhe dhe me ndihmën e shtetit do ta eliminojmë këtë armik të padukshëm.

Ne si popull gjithmonë kemi ditur që në kohërat më të vështira të jemi së bashku e ta ndihmojmë njeri-tjetrin, këtë e kemi dëshmuar edhe në luftën e fundit ta dëshmojmë edhe kësaj radhe zemërgjerësinë e njeri tjetrit, humanitetin dhe ta ndihmojmë çdo qytetar i cili ka nevojë për ndihmë e më së shumti ata qytetar që gjinden në kushte pak më të vështira ekonomike.

Ky popull gjithmonë ka besuar në zot, në institucione e në mjekësi, ka besuar në popullin e saj andaj zoti e ndihmoftë popullin e Kosovës dhe gjithë popujt anembanë botës nga kjo epidemi Koronavirus

You Might Also Like