Futboll

Drita mposhti lehtësisht Llapin

FC Drita në garën për titull ka shënuar një fitore të lehtë në ballafaqim me Llapin e Podujevës me rezultat të thellë 3:0 dhe edhe më tepër është përforcuar në vendin e parë dhe sigurt po marshon drejt titullit kampion.

Golin e parë për Dritën në pjesëlojën e parë e ka shënuar Besnik Krasniqi, pas një sulmi të mirë të ekipit vendas, kur mbrojtësi i djathtë i Gjilanit u gjet më së miri në afërsi të portës dhe e futi topin në rrjetë.

Në pjesëlojën e dytë, Drita shënoi edhe dy herë. Fillimisht rezultatin në 2:0 e ngriti mbrojtësi nga Mali, Dante, i cili shënoi golin e parë me fanellën e Dritës, derisa pak minuta më vonë në listën e realizatorëve është shënuar edhe Veton Tusha, që shënoi golin përfundimtar për rezultatin 3:0.

Fitore ka shënuar edhe Ballkani ndaj Ferizajt me rezultat 3:0, andaj distanca në mes të Dritës që është e para dhe Ballkanit që është i dyti mbetet me 5 pikë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like