Viti

Kryetari Haliti ua uron gjithë nënave, grave e motrave 8 Marsin-Ditën ndërkombëtare të gruas

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me rastin e ditës së gruas 8 marsit, i ka uruar të gjitha nënave, grave e motrave këtë ditë, duke ju dëshiruar, shëndet dhe suksese në arritjen e synimeve për një shoqëri të barabartë në të gjitha aspektet.

“ 8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila njihet në histori si ditë kur është rrënjosur si luftë shekullore e grave, për të marrë pjesë në shoqëri në nivel të barabartë me burrat. Ndaj sot ne këtë ditë ne të gjithë nderojmë punën e tyre të madhe në edukimin dhe ecurinë për përgatitjen e një brezi të ri me virtytet me të mira për të ecur përpara në rrugën e vështirë të jetës.

Të kujtojmë sakrificat e tyre, të tregojmë më shumë respekt për punën e veprën e tyre. Edhe njëherë gëzuar 8 marsin të nderuara nëna,motra dhe gra, duke ju dëshiruar që paqja dhe dashuria të mbretërojë gjithmonë tek ju”, thuhet në urimin e kryetarit Haliti.

E edhe dje me një tubim që ka organizuar Komuna e Vitisë është shënuar edhe 7 Marasi Dita e Mësuesit me në tubim të mbajtur për të gjithë mësuesit e kësaj komune. Me që rast DAK-u ka ndarë miirënjohje dhe falenderime për mësuesit më të dalluar të kësaj komune. Aziz Zuka

You Might Also Like