Gjilan

Kryetari Hyseni: Teatri i Gjilanit, institucioni më i dalluar kulturor

Gjilan, 27 dhjetor 2023 – Komuna e Gjilanit ka vazhduar me vlerësimet për më të dalluarit e vitit 2023.
Me këtë rast, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, Teatrin e Qytetit e ka vlerësuar si institucionin më të dalluar kulturor dhe me më së shumti aktivitete.
“Falënderues ndaj stafit të mrekullueshëm për profesionalizmin dhe përfaqësimin dinjitoz që po i bëjnë qytetit tonë!”, ka thënë kryetari Hyseni, me rastin e ndarjes së mirënjohjes të cilën e ka pranuar drejtori i Teatrit, Erson Zymberi.

You Might Also Like