Dihet dita, koha, stadiumi e shumëçka tjetër se kur do të luhet ndeshja e kthimit në mes të FC Inter d’Esclades dhe FC Dritës, e vlefshme për Conference League, por askund nuk shkruan se biletat do të shiten fizikisht apo online, andaj mundësia më e madhe është që ato të jepen falas për shikuesit andorras. Për ekipin Inter d’Esclades që bërë befasinë në Stadiumin “Fadil Vokrri”, duke barazuar 2:2 me FC Dritën, kalimi në fazën e grupeve do të ishte suksesi më i madh i këtij klubi në histori të tyre, kurse Drita një gjë të tillë e kishte bërë në stinorin e kaluar.
Te andorasit ka një motiv të madh, andaj ata kërkojnë përkrahjen e shikueseve, qoftë edhe duke e bërë hyrjen pa pagesë.
Në faqen zyrtare të klubit ka ditë që paralajmërohet kjo ndeshje jetike për ta, derisa edhe të Drita besojnë se ndeshja e së enjtes së kaluar ishte vetëm një lëshim i rastit dhe se në ndeshjen e kthimit do të kenë paraqitje krejt më ndryshe.
Ndeshja e radhës do të luhet në Estadi FAF d’Encamp me fillim në ora 19, në një stadium modern dhe shumë të përshtatshëm për lojë.
“Ëndrra është e madhe” është shkruar në faqen e klubit nga Andorra. Sipas tyre, Inter d’Escaldes është vetëm një hap larg një arritjeje historike në futbollin evropian.
Rezultati i marrë në stadiumin “Fadil Vokrri” (2:2) ka lënë gjithçka të hapur për kualifikimin, andaj ndeshja e kthimit që do të zhvillohet të enjten, në orën 19:00, në Estadi FAF në Encamp, ku pritet një atmosferë e veçantë për një përballje që mund të përcaktojë fatin e të dyja skuadrave.
Për klubin andorran, kjo ndeshje ka një rëndësi të jashtëzakonshme, ngase do ta bënte Inter d’Escaldes klubin e parë nga Andorra që kualifikohet në fazën e ligës të një kompeticioni evropian, andaj në mënyrë që stadiumi të jetë sa më i mbushur dhe skuadra të ketë mbështetjen e tifozëve në këtë moment historik, hyrja në stadium do të jetë falas./kryelajmi.com/.



