Gjilan

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre në arsim, për çfarë depolitizimi na ka folur kryetari i Komunës në fushatë?!

Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre në arsim, për çfarë depolitizimi na ka folur kryetari i Komunës në fushatë?!
Komisioni për Arsim i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, ka mbajtur konferencë për mediat të shtunën, në të cilën u paraqitën anëtarët e saj, Afërdita Balaj, Bregan Isufi e Isa Musliu.
LDK e sheh sektorin e arsimit çështjen më te ndjeshme dhe më komplekse e me interes për të gjithë qytetarët pa dallim bindje politike.
Fundi i vitit shkollor do të duhej ta zgjonte ndërdijen e DKA-së për të dal në media e të raportojë para qytetarëve për të arriturat sfidat dhe ngecjet ne sistemin arsimor. Meqenëse kjo nuk ka ndodhur, ne duam ta çojmë mesazhin te DKA dhe kryetari i Komunës se moskomunikimi dhe jotransparenca nuk janë formë e sjelljes së njerëzve të arsimuar.
Prej emërimit të drejtorit të Arsimit i cili është bërë me shumë vonesa e që ka bërë që punët në këtë sektor të grumbullohen.
Prej ditës kur është bërë pranimi i detyrës se kryetarit të ri, DKA ka qenë pa drejtor e pa ndonjë përgjegjës. Emërimi i një drejtoreshe nga radhët e mësimdhënësve nuk ishte ide e keqe, mirëpo drejtoresha e caktuar përveç se duket se ka një përkushtim, ajo  dhe menaxhimi janë në disproporcion të madh. Mosdija nuk mund te mbulohet me sjellje të përkushtuar. Asnjë paraqitje mediale e saj, qoftë për fundvit, qoftë për festa, të cilat i kaluam nuk ka pasur. Nëse ka fobi prej kamerave le ta caktoj një zëdhënës.
Fal punës dhe përvojës se drejtorëve të shkollave, disiplina në shkolla është relativisht e mirë.
DKA as sot nuk ka suksesin e nxënësve ne fund te kësaj periode. Për këtë ka mjaftuar vetëm një formular të shpërndahet te drejtorët e shkollave dhe rezultatin do ta kishte. Përpos kësaj, DKA nuk ka bërë asnjë analizë të rezultateve te testit te arritshmërisë. Asnjëherë nuk ka ndodh që Gjilani të mos e di rezultatin në nivel komunal të testit të arritshmërisë.
Asnjë plan për intervenimi në infrastrukturë të shkollave gjatë këtij pushimi nuk është prezantuar.
Po vazhdon të implementohet me vonesa të pashpjegueshme deri sot programi i efiçiencës i nënshkruar nga kryetari Lutfi Haziri.
Nga disa konkurse te shpallura dhe rishpallura vetëm njeri nga ata është zgjidhur pjesërisht dhe kjo zgjidhje ka qenë politike në të gjitha pikat e konkursit.
Komisioni fund e krye është politik. Për çfarë depolitizimi na ka folur kryetari i Komunës
në fushatë?!
Ajo që shihet është se pushteti i VV-së përmes konkurseve të brendshme po i realizon premtimet për militantët e saj.
Kjo formë e rekrutimit përmes konkurseve të brendshme  e jo sistemimeve dhe konkurseve të jashtme nuk i kontribuon cilësisë aspak. Kjo, përveç që ia pamundëson mësimdhënësve të rinj pjesëmarrje në konkurs, në anën tjetër i privilegjon mësimdhënësit e moshuar për të cilët s’kemi asgjë kundër, por gara në mes tyre duhet të ekzistojë sepse kjo i kontribuon cilësisë. Njëkohësisht, kjo formë e rekrutimit nuk jep siguri për stabilizimin e normave mësimore.
Hapja e procedurave të konkursit dhe ndërprerja e tyre në emër te sistemimit janë në kundërshtim mes veti . Kur është i nevojshëm sistemimi, nuk është e nevojshme të fillohet me procedurë të konkursit.
Për arsye mosnjohjes së procedurave, DKA ka caktuar mësimdhënës për zëvendësim pa përfillur udhëzimet administrative përkatëse  dhe për ketë MAShT ia ka bërë të qartë DKA-së se mësimdhënësit që i ka caktuar për zëvendësim e që nuk i kanë kaluar procedurat e rekrutimit, nuk mund te jenë në listën e pagave. DKA duhet t’i jap përgjigje këtyre mësimdhënësve se në çfarë forme do t’ua kompensoj ditët e punës.
Krejt në fund, kërkojmë nga DKA dhe kryetari i Komunës që të paraqes planin operativ për zgjidhjen e problemeve në arsimin profesional me theks të veçantë në shkollën e agro-biznesit Arbëria.

You Might Also Like