Sportet me dorë

Lorik Ilazi mbyll një kapitull të suksesshëm me përfaqësuesen

Të nderuar miq,
Bashkëpunëtorë dhe volejboll dashës,
Në rrugëtimet që njerëzit i bëjnë në jetë apo karrierë, mirënjohja shkon për njerëzit që na janë bashkuar për t’i realizuar me sukses ato.
Andaj në secilin rrugëtim, unë shpreh konsideratën dhe mirënjohjen e thellë për secilin prej jush.
Por sot i vie koha, që një rrugëtimi t’ia shënojmë fundin.
Angazhimi im në Kombëtaren e të rejave, më ka sjellë energji, disponim e motiv, duke i parë talentët e rinjë sesi rriten.
Por në një kohë kur fokusi vendoset më shumë te klubi im i zemrës KV Drita dhe vitet në vazhdim te Kombëtarja A e vajzave (këtë vitë e dua komplet të qetë).
Është vështirë të shkruash këta rreshta, por me përvojën dhe dashurinë time për volejbollin, do të mbetem afër jush sa herë që lind nevoja.
Dua të falënderoj Federatën e Volejbollit të Kosovës, presidentin Bahri Gjinovci, sekretarin Valon Nikqi anëtarët e bordit, bashkëpunëtorët, vajzat që kanë kaluar nëpër Kombëtaret e të rejave dhe secilin individ që na ka qëndruar afër dhe ka besuar në punën tonë.
Këtu mbyllet një kapitull i bukur për mua dhe uroj që kapituj tjerë të mirë të kemi raste ti hapim për sportin tonë më të dashur, volejbollin.
Lorik Ilazi

You Might Also Like