Gjilan

Drejtoresha arsimit,  Albana Demiri, u drejtohet maturantëve

Të dashur maturantë,
Dëshiroj të ju përgëzoj për përfundimin me sukses të një tjetër moment historik jetësor. Shpresoj të keni marrë sasinë e njohurive që ju nevojiten, të cilat patjetër do t’ju vijnë në ndihmë në jetë. Mundohuni t’i kushtoni më shumë vëmendje zgjedhjes së profesionit dhe mos harroni miqtë dhe mësuesit tuaj të shkollës. Shkoni në rrugën tuaj, duke parë me guxim përpara dhe mos kini frikë nga vështirësitë! 🍀
Që mbrëmja juaj e maturës të jetë e paharruar këtë vit, Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Shkollën e Muzikës, ka organizuar që, profesorët tanë vokalistë e instrumentalistë të ju argëtojnë me muzikë në formë vullnetare, vetëm që ju të kurseheni nga hargjimet e xhepit tuaj. 🎼🎹
Faleminderime të sinqerta për Drejtorinë e Shkollës së Muzikës Kushtrim Jakupi, i cili na mbështeti për këtë ide, falënderime edhe për profesorët tanë të cilët me vullnetin e tyre shprehën gatishmëri për të ofruar muzikë të mrekullueshme për juve maturant të dashur.
Për fund dua të uroj maturi dhe forcë për rritjen e mëtejshme. Jeta ju dhuroftë surpriza të këndshme, rruga juaj qoftë e lehtë dhe me diell. Ju uroj lumturi, ditë të mira, shëndet të mirë dhe një fener të ndritshëm përpara që do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjen e duhur.🫶👏

You Might Also Like