Gjilan

Lutfi Haziri mbështetë fushatën e Albana Osmanit “Unë jam Dardan!”

Gjilan, 16 shkurt 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me stafin e tij kanë pritur në një takim pune dhe mbështetjeje të moderatores së njohur Albana Osmanin, e cila është duke promovuar fushatën sociale “Ti je një luledielli”, “Unë Jam Dardan”.

Kryetari Haziri ka thënë se nisma e moderatores së njohur Albana Osmani me fushatën sensibilizuese “Ti je një luledielli”, ku të qytetarët mund të blejnë bluza me simbolin e lulediellit dhe të simbolit dardan, ndërsa mjetet e grumbulluara kontribuojnë në blerjen e aparaturave për trajtimin e fëmijëve të qendrës onkohematologjike pediatrike.

Ndërkaq, Albana Osmani ka thënë se vizita në Gjilan pikërisht në prag të 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është për të prezantuar këtë fushatë sensibilizuese dhe në të njëjtën kohë për të uruar që të ketë sa më pak raste me këto probleme shëndetësore dhe njëkohësisht sa më shumë mbështetës për trajtimin e këtyre problemeve shëndetësore.

You Might Also Like