Gjilan

Lutfi Haziri ngushëllon familjen Haziri me rastin e ndarjes nga jeta të organizatorit të Teatrit të Gjilanit, Raif Haziri

Gjilan, 11 prill 2021 – Me rastin e ndarjes nga jeta të organizatorit të Teatrit të Gjilanit, Raif Haziri, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Haziri,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të organizatorit të Teatrit të Gjilanit, Raif Haziri.

Kjo është një humbje e madhe për këtë institucion të kulturës, pasi Raifi punoi me përkushtim të jashtëzakonshëm për katër dekada, si aktor, organizator e inspicient i Teatrit të Gjilanit, deri në frymë​n e fundit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri, shokëve, kolegëve e komunitetit artistik.

Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, thuhet në telegram.

You Might Also Like