Gjilan

Lutfi Haziri ngushëllon familjen Maliqi

Telegram ngushëllimi

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Maliqi, me rastin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Nazmi Maliqi.

E nderuara familje Maliqi, 

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit të jashtëzakonshëm, prof. dr. Nazmi Maliqi. 

Maliqi ka qenë veprimtar i madh i çështjes kombëtare. Profesorin, ministrin, deputetin e intelektualin e rrallë, do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e madh në të gjitha funksionet, në të cilat punoi me nder e përkushtim të jashtëzakonshëm. 

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve, kolegëve e bashkëveprimtarëve. 

Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!

You Might Also Like