OPINION

“Mirë e mbarë”, pa ditarë

  Arijeta Rexhepi – Këshilltare Komunale nga rradhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe mësimdhënëse e matematikës.
Edhe këtë vitë shkollor pamë  mos seriozitetin e punës së Komunës së Gjilanit e në veçanti Drejtorisë së Arsimit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2017/2018. Në ditën e parë të shkollës nxënësve ju munguan mësimdhënësit e tyre pasiqë drejtoria e arsimit nuk kreu  punën me kohë me pranimin e mësimdhënësve të rinjë.

Të gjithë uruam për një vitë të suksesshëm shkollor por prapë filluam një vitë shkollor pa pregaditjet elementare, mësimdhënësit nuk kanë ende ditaret, nuk kanë as fletore të punës.

Të gjitha shkollat filluan me Kurrikulen e re të punojnë por në shkolla nuk kanë as fleta të bardha për te pregatitur planeprogramet, e mos të flasim për ndonjë kabinet të paisur si duhet!

Duke ditur se e ardhmja e një kombi është arsimimi i mirëfillt i fëmijëve të tyre, në qytetin e Gjilanit kjo gjë nuk ndodhë!

You Might Also Like