Libri

Mos vdis, kënga ime!

Tahir Dalipi

E di

Notat për Lokemadhen

T’i shqyen hienat, i hëngri larashi

Ndërroi emër harambashi

Po ti, mos vdis!

E shoh

Na është tharë kroi

Na u shembën kodrat

Ndërruan tingull lodrat

Po ti, mos vdis!

Rri

Qoftë ‘dhe krejt thërrime

Rri në gojën time

Edhe pasi unë të mbyll sy

Do të t’thonë: s’është kohë për ty

Po ti, mos vdis!

Kënga ime

You Might Also Like