Ishte maturantë i sivjetmë i Shkollë së Artit Pamor ,,Adem Kastrati,, në Gjilan, por vdekja e mori shumë herët Shpejtim Sylën, i cili ishte në lulen e jetës.
Lajmi ka pikëlluar familjen dhe të gjithë ata që e njohën, kurse kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në një postim të tij ka shkruar:
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëqytetarit tonë, Shpejtim Syla.
Humbja e një djaloshi 18-vjeçar, i cili sapo kishte përfunduar shkollimin e mesëm në drejtimin e Pikturës, është një goditje e rëndë jo vetëm për familjen, por për të gjithë qytetin tonë.
Gjilani sot është në zi për një talent dhe një shpirt të ri që u shua kaq herët.
Në emër timin personal, të Komunës së Gjilanit dhe të gjithë qytetarëve, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Syla, miqve, profesorëve të shkollës “Adem Kastrati” dhe të gjithë atyre që e njohën Shpejtimin.
Lutemi që të gjeni forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe!



