Futboll

Ndeshja Athletic Bilbao – Barcelona nxit reagim nga lojtarët

Shkruan: Leon Latifi

Fitorja e Barcelonës në San Mamez ndaj Athletic Bilbao me rezultat 1:0 nuk erdhi edhe pa shumë polemika.

Pas golit të anuluar te Inaki Ëilliams në minutat e fundit të ndeshjes, lojtarët si dhe trajneri Ernesto Valverde kanë kundërshtuar vendimin e gjyqtarit Gil Manzano për golin e anuluar.

Raul Garcia postoi këtë foto në faqen e tij në Instagram duke ironizuar për skandalin e fundit te FC Barcelona, ku momentalisht akuzohen për kurdisje lojërash.

Kurse Inaki Williams postoi këtë shkrim ne faqen e tij në twitter:

Ish trajneri i Barcelona dhe tani trajneri i Athletic, Ernesto Valverde kishte këto fjalë për t’i thënë: “Nuk është normale që askush në fushë nuk sheh dhe nuk proteston asgjë, por ju e mohoni golin, sepse dikush e pa atë nga një teleskop shumë, shumë larg”.

Barcelona momentalisht kryeson tabelën me 65 pikë, 9 pikë më shumë se Real Madridi që gjendet në vendin e dytë.

You Might Also Like