Libri

NDRYSHIME NË RRJEDHËN E VEPRIMTARIVE TË “VJESHTËS LETRARE TË GJILANIT”

Njoftojmë krijuesit, artdashësit si dhe publikun se veprimtaria letrare “ME POEZINË E ZGJEDHUR TË YMER ELSHANIT”, e paraparë të mbahet më 20 nëntor 2026, është shtyrë për datën 27 nëntor, ora 12:00 dhe do të mbahet në shkollën e mesme të ulët, “Selami Hallaçi”, po në Gjilan.
Shkaku i shtyrjes është 30 vjetori i Klubit letrar “NOSITI” nga Kamenica, i cili mbahet më 20 nëntor 2026, ora 13:00, dhe ku Ars Clubi “Beqir Musliu” do të jetë i pranishëm.
Njëkohësisht edhe veprimtaria e datës 28 nëntor 2026, është shtyrë dhe do të mbahet më 27 dhjetor 2026, me kërkesën e Shoqatës kulturore – humanitare, “Kurexhaj”, ku ishim në bashkëorganizim.
Shtyrja është bërë shkaku i pranisë së mërgimytarëve tanë në Monografinë, TRUNGU I PËRBASHKËT I DY FSHATRAVE.
Gjatë muajit dhjetor, do të mbahen dy veprimtari letrare të ediicionit të 17-të të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”;
– më 5 dhjetor 2026, ora 12:00, në bibliotekën e qytetit në Gjilan, do të vlerësohet përmbledhja poetike e Donikë Dabishevcit, GRUE PREJ ZJERMI,
– dhe më 12 dhjetor 2026, po në ra 12:00, në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli” , musafir i Vjeshtës letrare do të jetë shkrimtari nga Kosova Lindore, Mexhid MEHMETI.
Me mirëkuptim
Ars Clubi “BEQIR MUSLIU”

You Might Also Like