Viti

Në Viti përkujtohet dëshmori Rashit Mustafa-Komandant “Karadaku”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Bekim Azizi, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, me bashkëpunëtor kanë përkujtuar dhe bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, për nderë të dëshmorit Rashit Mustafa-Komandat- “Karadaku” .

Po sot homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtare të tij, policisë, subjekteve politike, deputetë të Republikës së Kosovës nga kjo komunë, familjarë të dëshmorit dhe të tjerë.

E kurora me lule dhe nderime për dëshmorin Rashit Mustafa, janë bërë edhe të shtatorja e tij në qytetin e Vitisë. Përndryshe sot është mbajtur edhe një akademi përkujtimore për nderë të jetës dhe veprës së tij heroike.Aziz Zuka

You Might Also Like